17 vjeçarja nga Durrësi, shoqëruese e dytë në Miss World Bikini (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një tjetër bukuroshe nga Shqipëria ka arritur që të triumfojë në Miss Word Bikini Model Internacional 2014. Bëhet fjalë për 17 vjeçaren Hygerta Karaj, nga Durrësi, e cila pas këtij çmimi ka ndarë me miqtë në Facebook emocionet që kishte përjetuar.

"Faleminderit Zot për këtë ndjenjë aq të bukur që më bëre të kaloj në Kinë.

Nuk e mendoja kurrë që do arrija aq lart duke sfiduar 48 vajza nga e gjithë bota ..Për herë të parë, Shqipëria del në vendin e 3, në një konkurs madhështor.

Me shumë vështirësi ja arrita", ka qënë postimi i saj në rrjetin social Facebook.

Miss Word Bikini Model Internacional 2014, Shqipëria është përfaqësuar nga Hygerta Karaj nga Durrësi. Bukuroshja shqiptare ka marrë shpërblime nga organizatorët e garës dhe ka marrë oferta të ndryshme për të punuar si modele në Turqi, Qipro etj. 17 vjeçarja e cila është 1,75cm e gjatë, vazhdon shkollën e mesme në qytetin e saj të lindjes, Durrës. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori