Pas 17 vitesh luftë me kancerin, ndërron jetë këngëtarja e njohur (FOTO LAJM)

Ditën e sotme ka ndërruar jetë këngëtarja e grupit të njohur të viteve ’90 "Roxette", Marie Fredriksson.

Pas një lufte prej 17 vitesh me kancerin ajo ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.

Në vitin 2001, këngëtarja njoftoi ndjekësit e saj se doktorët i kishin dhënë vetëm 1 vit jetë, megjithatë ajo e mposhti sëmundjen për vite me radhë.

Pavarësisht sëmundjes këngëtarja nuk ndaloi së punuari së bashku me grupin e saj dhe në vitin 2018 hodhi në treg albumin e saj.

Marie ishte e martuar prej vitesh me kitaristin e grupit, Mikael Bolyos dhe bashkë kishin 2 fëmijë.

Shtuar më 10/12/2019, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori