16 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit (FOTO LAJM)

15 vjet pas vrasjesc eshtrat e tij u rrivarrosen te Varrezat e Deshmoreve ne Tirane
Pëlqej
Sot mbushen plot 16 vjet nga vrasje tragjike e një prej figurave më të spikatura të historisë së pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, Azem Hajdari. Natën e 12 shtatorit 1998, vrasësit u shfaqën para ish selisë së Partisë Demokratike dhe aty me një breshëri kallashnikovi i morën jetën Hajdarit dhe një prej truprojave të tij, ndërsa plagosën rëndë edhe një tjetër. Por edhe sot pas 16 vjetësh, megjithëse ka të dënuar për vrasjen e tij, ngjarja e atij 12 shtatori mbetet ende mister, veçanërisht personi që e mori në telefon dhe e bindi të dilte nga zyra e tij në selinë e PD-së.

Azem Hajdari u shqua për vetitë e tij, që në fillimin e Lëvizjes Studentore të vitit 1990 për të vazhduar më pas me veprimtarinë e tij politike, duke mbetur në kujtesën historike si një udhëheqës me vlera të rralla demokratike e patriotike, për të cilat atij i është dhënë, pas vdekjes, edhe Urdhri i lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" nga Presidenti i Republikës.

Me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë në Qytetin Studenti në Tiranë u vendos edhe busti i tij.

Azem Hajdari do të mbahet mend si kalorës i lirisë dhe do të mbetet modeli i politikanit të ri për të guxuar e për të mbrojtur vlerat që ai beson. Ai ka dhënë një kontribut të veçantë edhe në çështjen kombëtare, veçanërisht në Luftën e Kosovës. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2014, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori