16-vjeçarja pjesë e BBC ndahet nga jeta papritur, dyshimet e para

Mya-Lecia Naylor ka vdekur në moshën 16 vjeçare, për rrethana që ende nuk dihen, ndërsa paraprakisht flitet se ka ardhur si pasojë e një rrëzimi.

BBC konfirmoi lajmin e trishtë me një deklaratë në faqen e tyre të internetit, duke e quajtur të renë një ‘pjesë shumë të dashur të familjes së fëmijëve të BBC’.

BBC shkruan : “Na vjen keq që duhet t’ju lajmërojmë se Mya-Lecia, ka vdekur. Ajo ishte një pjesë shumë e dashur e familjes së BBC Children, dhe një aktore, këngëtare dhe kërcimtare jashtëzakonisht e talentuar.”

Alice Webb, drejtoreshë e BBC Children’s, tha se lajmi për vdekjen e Mya-Lecisë kishte lënë ekipin e saj të tronditur dhe thellësisht të trishtuar.

“Ajo ka qenë kaq e shkëlqyeshme në ekranet tona .. dhe është e paimagjinueshme që ajo të mos jetë pjesë e udhëtimit tonë që shkon përpara,” tha ajo. “Ajo ishte shumë popullore me audiencën tonë, një aktore shumë të talentuar, valltare dhe këngëtare dhe një model i vërtetë për tifozët e saj të rinj”.

Postimi i fundit në llogarinë e Mya’s Instagram ishte tetë orë para se të konfirmohej vdekja e saj. Ajo vdiq më 7 prill.
Shtuar më 18/04/2019, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori