Dalin pamjet si u dhunua Petraq Milo nga polici malazez (VIDEO)

Një ngjarje e paprecendentë ndodhi disa javë më parë ku familja e Petraq Milos u dhunua nga policia malazeze në doganën e Muriqanit.

Sot janë publikuar pamjet të cilat tregojnë momentin kur ish-këshilltari i Ilir Metës sulmohet fizikisht nga autoritetet malazeze në kufi, ndërsa dëgjohen familjarët duke bërtitur të tmerruar.

“Mos ma prek babin”, dëgjohet të thotë djali i Milos, i cili ndodhej gjithashtu në makinë.

Polici që ka dhunuar familjem e profesor Milos, është Nikola Boljeviç, që, sipas shqiptarëve, gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët.

Kujtojmë se pas dhunës, autori që është  zëvendësdrejtor i Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac, u pezullua nga puna.