15 shqiptarët më të famshëm në botë (FOTO LAJM)

NENE TEREZA

Në krye të kësaj liste hynë Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza e cila lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi). Nëna Tereza ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit “Nobel” për Paqen, e cila më 19 tetor të vitit 2003 u shpal l e bekuar nga Vatikani. Ajo u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton në qershor të vitit 2002 , tha se “Nënë Tereza, ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.


Shqiptarët janë një popull i vogël, por me histori të madhe dhe me personalitete që kanë shenjuar jo vetëm historinë e vendit të tyre, por edhe të mbarë botës.

Edhe në dekadat e fundit Shqipëria ka furnizuar botën me aktorë, këngëtarë, sportistë dhe shkrimtarë që preferohen nga të gjithë, shkruan Albeu.com.

Portali Albeu ju sjell në foto-galerinë e mësipërme 15 shqiptarët më të famshëm në botë, të cilët falë suksesit të tyre e kanë shkruar emrin mes personaliteteve botërorë.

Më e fundit në listë është këngëtarja e re Dua Lipa, e cila po kor suksese të mëdha me këngët e saj. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2016, ora 10:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori