131 viktima nga sulmi terrorist në Francë, Parisi kujton sulmin e 2015 (FOTO LAJM)

Një plagë ende e hapur, jo vetëm në Francë, ajo e sulmeve të nëntorit të vitit 2015">2015 në Paris. Përballë sallës së koncerteve të Bataclan, u evokuan emrat e 131 viktimave dhe 90 të plagosurve nga plumbat e terroristëve.

Në prani të autoriteteve franceze, kryetarit të bashkisë së Parisit dhe ministrit të brendshëm Nunez, ishin të pranishëm edhe disa qindra njerëz.

Presidenti francez Emmanuel Macron reagoi në Tëitter duke i kërkuar francezëve të qëndrojnë solidarë dhe në heshtje të kujtojnë viktimat e sulmit vrastar.

Intervistuar nga ‘France inter’ (një nga kanalet më të mëdha radio në Francë), ministri i brendshëm francez tha se ‘Kërcënimi ka ndryshuar, nuk ka më të njëjtën fizionomi, por është gjithnjë i gjallë dhe ne duhet të mbetemi vigjilent. Ato të vitit 2015">2015 janë sulmet që rrjedhin nga një projeksion, individë që erdhën nga Siria dhe nga Iraku për të sulmuar territorin tone kombëtar'.

Shtuar më 14/11/2019, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori