123 vjeç në avion për të udhëtuar, pasagjeri habit gjithë stafin (FOTO LAJM)

Ndoshta keni menduar se një 123 vjecar duhet të jetë një njeri i moshuar që ka thyer rekord dhe rri i shtrirë në shtrat, por e vërteta është ndryshe.

Gjatë një udhëtimi jashtë shtetit, Sëami Sivananda ngjalli kaos të vërtetë në zyrën e emigrimit mes punonjësve të aeroportit, të cilët të befasuar, vendosën që të bënin një foto si kujtim me të.

Murgu hindu i lindur në vitin 1896, siç thuhet në dokumentet e vendit të tij mbërriti nga India në aeroportin e Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dita lindjes nuk i shpëtoi punonjësve që kontrollonin dokumentet. Sëami Sivananda duhet të udhëtonte nga India drejt Londrës, por u ndal tranzit në Abu Dhabi, ku teksa u ndalua për kontroll, i befasoi të gjithë.

“Askush nuk e besonte, pasi nuk tregonte as 85-90 vjeç. Në zyrën e emigrimit, nuk dinin çfarë të bënin. Mbetëm pa fjalë dhe pati nga ata që silleshin si përballë një lideri botëror para tij”, tha një punonjës i aeroportit. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2019, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori