Berisha: Më 11 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se më datë 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Nga Lezha ku mbajti takimin e radhës me demokratët, Berisha tha se më 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi për të vijuar më tej me referendumet dhe me hapjen e garës për të zgjedhur një kryetar të ri të Partisë Demokratike, pjesë e të cilës do të jetë edhe vetë Berisha.

“Nga Lezha kam kënaqësinë të informoj demokratët se më 11 dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Rroftë Lezha, rroftë PD,”- tha Berisha.


Shtuar 29.10.2021 18:41