Skandal korrupsioni në Belgjikë, policia bastis zyrat e klubit legjendar

Zyrat e klubit belg Standard Liege janë bastisur gjatë ditës së sotme nga hetuesit belgë si pjesë e një hetimi për korrupsion në transaferimin e lojtarëve shkruajnë mediet në Belgjikë.

Gjiganti belg ka konfirmuar bastisjet në një komunikatë të shkurtër për media, duke thënë se është lidhur me hetimet e gjëra me qendër një agjent futbolli që është arrestuar në Monako vitin e kaluar.

Agjenti me seli në Monako, Christophe Henrotay, ishte arrestuar me kërkesë të një gjykatësi nga Brukseli në shtator.

Zyra e prokurorit federal ka njoftuar se dy bastisje janë bërë në zonën e Lieget dhe se janë konfiskuar dokumente, të dhëna kompjuterike dhe celularë.


Shtuar 29.01.2020 22:55