Nga martesat te municionet në shtëpi, vëllai i Lefter Zhidrut rrëfen misteret pas ngjarjes

71 vjeçari Lefter Zhidru u ekzekutua dje nga RENEA pasi refuzoi negociatatat duke qëlluar disa herë me breshëri automatiku në drejtim të tyre pavarësisht tentativave për ta neutralizuar në forma të tjerë.

I moshuari u qëllua me një plumb në kokë nga një snajper duke bërë që të mos kishte më rrezik për banorët e pallatit dhe zonës pasi i moshuari kishte në vendin ku qendronte disa kallëpe tritoli, gati për shpërthim.

Në intervistë për Abc News, vwllai i tij Thanas Zhidru shprehet se vëllain e ka njohur si njeri të qetë dhe nuk ka patur të bëjë asnjëherë me armët.

Madje, sipas tij, ai nuk ka patur probleme as në vitin 1997 pavarësisht trazirave të kohës.

Thanasi rrëfen për Abc News se Lefter Zhidru ishte martuar tre herë dhe kishte 5 fëmijë. Gruaja e parë, me të cilën kishte patur një djalë i kishte ndërruar jetë nga një sëmundje. Ishte martuar për herë të dytë duke patur tre djem dhe sëfundmi, në martesën e tretë kishte patur një vajzë 14 vjeçare.

“Jam Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidrut. Nuk dinim asgjë nga këta gjëra këtu, e dinim që ishte mirë me familjen e tij, me gruanh dhe vajzën. Dhe u habnitën dje kur e pamë në televizor.

Ai nuk ka patur të bëjë fare asnjëherë me armë apo gjëra. Ka 15-20 vjet në Elbasan dhe as nuk ngacmoi njeri apo ta ngacmonte njeri. Kaloi 1997 dhe nuk pati asnjë problem“, shprehet Thanas Zhidru për Abc News.

Intervista e Thanass Zhidrut për abc news:

Jam Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidrut. Nuk dinim asgjë nga këta gjëra këtu, e dinim që ishte mirë me familjen e tij, me gruanh dhe vajzën. Dhe u habnitën dje kur e pamë në televizor.

Ai nuk ka patur të bëjë fare asnjëherë me armë apo gjëra. Ka 15-20 vjet në Elbasan dhe as nuk ngacmoi njeri apo ta ngacmonte njeri. Kaloi 1997 dhe nuk pati asnjë problem.

A ju ka shfaqur ndonjë problem?

Para katër ditësh ka komunikuar motra ime dhe më tha se ishin shumë mirë. Më tha që kishte folur me vëllain, nusen dhe vajzën. Kishin folur në telefon, ishin duke qeshur. Edhe motra ime vuri duart në kokë dje dhe gjithçka është enigme. Ai ka qenë shumë i duruar me njerëzit.

Ku mund ta ketë gjetur armën?

Nuk e di, kjo puna e armës mua s’më hyn fare në tru.
Nuk di të them për këtë. Nuk ka patur kundërshtarë këtu dhe nuk ka ngacmuar njeri.

Bashkëshortja kur ka shkuar në polici ka deklruar se nuk kishte armë në shtëpi?

Nek mund të them asgjë. Të jetë ndonjë lojë? Asnjëherë s’ka patur armë.

Ka katër djem dhe vajzën pesë. Vajzën e ka me këtë gruan. Ka patur një fat të keq. Ka patur një djalë me gruan e parë, ajo u sëmurë, vdiq. U martua me një tjetër dhe patën tre djem. Kjo ishte martesa e tretë.

Për mua ishte punëtor që nuk kishte kohë që të merrej me këto gjëra. Nuk ka patur punëtor si Lefteri. /abcnews.al


Shtuar 25.09.2020 08:45