Fotot më pikante nga vizita e Papa Franceskut në Tiranë (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Bota i ka kthyer sërish sot sytë nga Shqipëria. Dhjetra media ka raportuar mbi vizitën e Papa Franceskut në Tiranë. Mediat italiane e kanë pasqyruar gjerësisht vizitën e Atit të Shenjtë në vendin tonë.

Me një pritje madhështore Shqipëria i dha mirëseardhjen Papa Françeskut, 77-vjeçarit argjentinas që zgjodhi vendin tonë për të çelur vizitën e parë në një vend europian. Sheshi “Nënë Tereza” u kthye në epiqendrën e medieve botërore, ku nga altari i ngritur posaçërisht për këtë ngjarje historike, udhëheqësi i lartë i Kishës Katolike mbajti Meshën e Shenjtë përballë 300 mijë besimtarëve.

Papa Francesku përshkoi me makinën e tij të zbuluar sheshet dhe bulevardet kryesore në Tiranë, aty ku e prisnin me padurim shqiptarë të të gjitha trojeve. Shtatë fëmijë u bekuan nga Papa, një ritual që flet për një Shqipëri me një ardhme të bekuar. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori