Barça dhe Inter përgatitetn për të shkëmbyer sulmuesit

Barcelona dhe Inter po mendojnë për një shkëmbim lojtarësh tani në merkaton e janarit.

Xavi pëlqen shumë Alexis Sanchez dhe dëshiron të rikthejë në Spanjë sulmuesin kilian. Sipas gazetës “Sport”, të dyja ekipet po mendojnë të realizojnë këtë shkëmbim me hua në janar. Barcelona ofron holandezin Luuk De Jong i cili nuk përshtatet me skemën e Xavit dhe cilësitë e tij nuk përshtaten me sulmin, pasi De Jong është më shumë një sulmues pykë.

Për të përfunduar këtë shkëmbim mungon vetëm miratimi i Xavit pasi Inzaghi e sheh holandezin si zëvendësues të Dzekos./h.ll/albeu.com


Shtuar 16.12.2021 09:11