Kamerat “tradhtojnë” dy shqiptarët, në pranga “skifterët” e 15 banesave në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen se kanë kryer 15 vjedhje banesash në zona të ndryshme të Italisë.

Mediet italiane raportojnë se shënjësjtrat e shqiptarëve ishin vilat dhe rezidenca të marrë me qira nga të huaj në zonat Luça dhe Versilia.

Gjatë hetimeve autoritetet kishin mbajtur nën vëzhgim edhe makinat me të cilat lëviznin autorët e dyshuar, ku edhe kanë zbuluar se në shënjestër ishin përkatësisht zonat si Massarosa, Seravezza, Forte dei Marmi dhe Luça, apo zonat kodrinore të Pieve Santo Stefano.

Në disa raste mallrat e grabitura përpara se të shiteshin, fshiheshin pranë fermave të braktisura, për t’u tërhequr më pas në mënyrë të sigurt. Në raste të tjera, i kalonin në banesë, përpara se ti dërgonin në Shqipëri.

Më poshtë pamje filmike ku dy shqiptarët kapen “mat” duke vjedhur një vilë në Itali/albeu.com/