Analiza e BBC: Pse BE nuk i ka mbyllur “rubinetet” e gazit rus    

 Zyrarët e lartë në Ukrainë gjatë thuajse gjithë periudhës së luftës, i kanë bërë thirrje vendeve Perëndimore që të heqin dorë nga furnizimi me gaz rus.

Kjo kërkesë, u përforcua më shumë pas publikimit të masakrës së Buches, ku u gjet varr masiv me mbi 300 të vdekur.

Tani për tani, shumica e vendeve evropiane po vazhdojnë t’u paguajnë kompanive ruse të energjisë shuma të mëdha parash, para për të cilat Ukraina thotë se po kontribuojnë në luftë dhe që kryebashkiaku Klitschko i cilëson “para të përgjakshme”.

Gazi rus përbën rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së, por blloku thotë se po punon për të reduktuar varësinë e tij. Nëse ky furnizim do të ndalohej, Italia dhe

Gjermania do të ishin veçanërisht të cenueshme.

Evropa mund t’u drejtohet eksportuesve ekzistues të gazit si Katari, Algjeria apo Nigeria, por ka pengesa praktike për zgjerimin e shpejtë të prodhimit.

Rusia siguron rreth 5% të furnizimeve të gazit të Britanisë së Madhe, dhe SHBA e cila ka shpallur një ndalim të plotë të importeve ruse të energjisë, nuk importon asnjë gaz nga vendi.