10 mijë euro për koncertet që Adele anulloi, fansja ka një kërkesë të çuditshme (FOTO LAJM)

Pëlqej
Lori Shortall është një mësuese kanadeze e cila sic duket nuk ka shumë fat.

Ajo është fanse e cmendur e këngëtares britanike Adele, por asnjëherë nuk ka mundur të shijojë një koncert të sajin.

Në fakt, në tre raste që mësuesja ka blerë biletën për ta dëgjuar për së afërmi Adelen, kjo e fundit ka anuluar performancat.

Zhgënjimi i fundit është shumë i freskët, gjatë fundjavës së kaluar Shortall shkoi në Londër, por dy koncertet e fundit të parashikuar për në Wembley, u anuluan prej këngëtares.

Adele, është koncerti i tretë që më anulon! Houston (2011), Phoenix (2016) dhe Londra (2017). Jam mësuese e muzikës dhe u shkatërrova me udhëtime për koncerte që anulohen”, shkruan gruaja në Facebook.

Si kundërshpërblim të kësaj ajo nuk kërkon që t’i kompensohen shpenzimet prej dhjetë mijë dollarësh, por të pijë një filxhan çaj me të.

“Nuk kam arritur ende të të shikoj në një koncert dhe besoj se deri më tani kam shpenzuar thuajse 10 mijë dollarë. Gjithë sa të kërkoj janë 5 minuta për një filxhan çaj bashkë”, shkroi Shortall, i cili mesazh u përhap me të madhe në rrjetet sociale gjersa deri më tani nuk ka pasur reagime të Adeles. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2017, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori