10 kopshtet e luleve më të bukura në botë (FOTO LAJM)

1. Keukenhof Gardens (Kopshti i Europës) në Hollandë
Pëlqej
Nëse jeni të apasionuar pas natyrës, këto pamje janë vërtetë të mrekullueshme. Lule shumëngjyrëshe dhe të renditura njëra pas tjetrës të japin idenë e një qilimi madhështor. Të jesh i rrethuar me mijëra lule të çelura me siguri që është një ndjenjë e mrekullueshme. Pamja dhe aroma pushtojnë çdo pjesë të shqisave. Më poshtë janë 10 nga fushat më spektakolare më lule ju duhet ti vizitoni njëherë në jetën tuaj.

1. Keukenhof Gardens (Kopshti i Europës) në Hollandë

Hollanda është një nga destinacionet më të famshme për lulet e bukura, sidomos tulipanët në kopshtet e vendosura në Lisse të Kreukenhof. 7 milionë lule të reja mbillen këtu çdo vit, duke ofruar shumëllojshmërinë më të madhe të ngjyrave në botë.

2. Parku Hitachi Seaside, Japoni

Ky vend i mrekullueshëm është plot me miliona lule që shtrihen mbi një sipërfaqe prej 190 hektarësh. Pa marrë parasysh se në çfarë kohë të vitit ju shkoni ta vizitoni këtë vend magjik, lulet janë gjithmonë në lulëzim.

3. Fushat me luledielli në Toskanë, Itali

Toskana shëndërrohet në një destinacion magjik gjatë verës, kur fushat me luledielli janë në kulmin e lulëzimit të tyre. Ju do të mahniteni mes rreshtave të luleve të verdha, fshatrave mesjetare dhe kodrinave të gjelbëruara.

4. Fushat me lule në Carlsbad, Kaliforni

Ky resort i popullarizuar bregdetar tërheq vizitorët me klimën e tij të këndshme mesdhetare dhe plazhet e bukura. Fushat e gjera me lulen Tecolote Ranunculus të çelura, janë të hapura për vizitorët që t’i shohin, të kënaqen me pamjen dhe aromën çdo ditë gjatë sezonit.

5. Festivali i luleve Fuji Shibazakura në Japoni

Shibazakura ose myshku i trëndafilit është një lule, që çel në ngjyrë rozë shumë të gjallë, të purpurtë ose në ngjyrë të bardhë. Kur lulet janë në kulmin e lulëzimit të tyre, njerëzit mbajnë një festival për ta festuar atë. Fushat e gjëra me ngjyrë rozë në sfond janë tiparet mahnitëse të festivalit.

6. Dubai Miracle Garden në Emiratet e Bashkuara Arabe

Shkretëtira nuk është vendi ku pret që të gjesh kopshtin më të madh të luleve në botë. Megjithatë, në Dubai gjendet Miracle Garden, kopshti më i madh në botë, me 45 milionë lule, në një sipërfaqe prej 7.2 hektarësh. Aty gjenden lule nga e gjithë bota. Sistemi i ujitjes është më moderni në botë, ai bën të mundur riciklimin e ujit, ndërsa shmang edhe avullimin e ujit.

7. Lugina Skagit, Uashington, SHBA

Mijëra vizitorë vijnë në luginë çdo pranverë në festivalin e tulipanëve. Kjo luginë e cila gjendet në shpatet e malit Baker, ka një peisazh piktoresk. Pasi fillon pranvera, lulet fillojnë të lulëzojnë për dy javë rresht. Mbi 100 lloje të ndryshme të tulipanëve lulëzojnë mbi 142 hektarë tokë.

8. Luoping, Kinë

Louping gjendet në provincën jugore të Kinës. Gjatë cdo pranverë këtu fushat shndërrohen në një det në ngjyrë ari dhe kjo falë Kanolës – e njohur si bimë eterovajore.

9. Festivali kanadez i Tulipanëve në Otava

Festivali më i madh i tulipanëve në Amerikën e Veriut zhvillohet çdo vit në muajin maj, duke treguar mbi 3 milion tulipanë në Qarkun e Kanadasë. Lule janë mbjellë nëpër të gjithë qytetin, por fusha më e madhe e tulipanëve është gjetur në Parkun Commissioners në periferi të liqenit Doë.

10. Fushat me livando në Provence, Francë

Është një nga rajonet më madhështore Europiane. Provence në Francë ka shumë bimë indigjene, fushat e gjëra me livando tërheqin mijëra vizitorë. Kur lulet janë në kulmin e lulëzimit të tyre, janë thjesht të magjishme.





Shtuar më 22/09/2017, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori