Kokaina çon në pranga shqiptarin! Ideja gjeniale e fshehjes së lëndës narkotike

Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e Policisë italiane pasi është kapur me kokainë.

29-vjeçari kishte futur 20 gramë kokainë brenda një veze çokollate ndërsa thuhet se ai mbahej nën vëzhgim nga policia prej disa kohësh.

Në momentin që policët i kanë dalë para i riu është përpjekur që ta fshihte lëndën narkotike.

Gjatë momentit të arrestimit, atij i është gjetur një vezë tjetër në të cilën kishte 20 doza të ndara kokaine, gjysmë gramë secila./albeu.com/


Shtuar 14.12.2021 18:51