Lajçak: Kosova dhe Serbia duhet t’i rikthehen dialogut pa vonesë dhe të shmangen tensionet në Veri

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me  kryetarin e Partisë Demokratike Memli Krasniqin lidhur me tensionet në Veri, shprehet se të dy palët janë dakortësuar se situata duhet të de-përshkallëzohet.

Lajçak në ‘Twitter’ shkruan se Kosova dhe Serbia duhet t’i rikthehen dialogut pa vonesë dhe të shmangen tensionet në Veri.


Postimi i plotë:

Pati një shkëmbim të dobishëm pikëpamjesh me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin për gjendjen aktuale në veri të Kosovës. Ne ramë dakord për nevojën për të de-përshkallëzim dhe për rikthim në Dialog pa vonesë.


Shtuar 14.07.2023 23:25