10 CEO-t më të vlerësuar gjatë krizës së koronavirusit (FOTO LAJM)

10. Michael Schall, CEO i Essex Property Trust

Industria: Pasuri e patundshme
Vlerësimi i leadershipit gjatë COVID-19: 88%
Pandemia e koronavirusit i ka vënë, pa dyshim, në një sprovë të vështirë shumë CEO dhe drejtues kompanish me mbylljen e detyruar të zyrave, mbledhjeve në distancë dhe për shumë, asnjë ndërveprim ballë për ballë, edhe për të ardhmen e afërt.

Ndërkohë që disa CEO nuk ia dolën mbanë të ofronin sigurinë, mbështetjen dhe fleksibilitetin për të cilat punonjësit kishin nevojë, të tjerë mundën të bënin diferencën në këtë kohë të vështirë.

Faqja e kërkimit të punës, Glassdoor, krijoi një listë të CEO-ve më të vlerësuar gjatë COVID-19, duke përdorur feedback-un (komentet) që punonjësit lanë në platformë në periudhën mars – korrik 2020. Për të hartuar klasifikimin, çdo CEO duhet të kishte të paktën 50 recensione.

Glassdoor u kushtoi rëndësi të madhe edhe vlerësimeve të punonjësve, të lidhura veçanërisht me leadership-in gjatë COVID-19, ndër të cilat mënyra se si i jepet përparësi ekuilibrit mes punës dhe jetës private, mënyra se si kujdesen për mirëqenien e përgjithshme të punonjësve, nëse ofrohen ose jo politika fleksibël pune dhe mundësi për të punuar nga shtëpia, nëse ofrojnë ose jo përfitime për shëndetin, apo nëse është ruajtur një komunikim i qartë me ekipin gjatë pandemisë.

Pasi analizoi gjithë këta faktorë, në vend të parë në klasifikimin e Glassdoor renditet CEO i Mercury Systems, Mark Aslett, falë punonjësve që kanë dhënë përshtypje të shumta se gjatë pandemisë janë ndier të përkujdesur.

Edhe CEO i Zoom Video Communications, Eric S. Yuan, i cili ka parë një rritje të madhe të kompanisë pas krizës së koronavirusit, ka marrë vlerësime të larta nga punonjësit.

Më poshtë janë 10 CEO-t më të vlerësuar gjatë pandemisë së koronavirusit sipas recensioneve të punonjësve në platformën Glassdoor./Monitor.al/

Shtuar më 24/09/2020, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori