1/X/2, si luheshin skedinat në kohën e komunizmit (FOTO LAJM)

Në tetor 1990, pas disa vitesh ndalese të llotarive nga qeveria komuniste, nisi shitja e këtyre skedinave që u kamufluan me emrin “konkursi i parashikimeve sportive”.

Erdhi ky veprim sepse dukuria e fshehtë e llotarive me kampionatin italian të futbollit ishte bërë masive shkruan prof. Kastriot Dervishi.

Shteti synonte ligjërimin, një sjellje ndryshe, kontrollin dhe vjeljen e fitimit financiar.

Skedina luhej me kampionatin shqiptar të futbollit, kryesisht kategorinë e parë, por futej ndonjëherë edhe e dyta, gjysma pjesësh, si dhe nga basketbolli e volejbolli.

Dervishi thotë se kruajtuar nga ajo kohë 2-3 skedina, si provë e një kurioziteti njerëzor, të vetmet, pasi kurrë nuk i ka ndjekur këto lojëra në vitet që pasuan, me gjithë llojet e emrave që ato patën. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2018, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori