Berisha: Në protestë ishim për Ramën, jo për Gjykatën

Sali Berisha ka refuzuar të komentojë seancën që po zhvillohet sot në Gjykatën e Apelit për të vendosur fatin e Partisë Demokratike.

Ai sqaroi se protesta u zhvillua për të “hedhur poshtë” Edi Ramëndhe jo për Gjykatën.

“Nuk kam ndërmend të bëj asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Aty ishim për Edi Ramën jo për gjykatën. Për ne armik nr 1 është Edi Rama. Ky është revolucion. Asnjë koment nuk kam për gjykatën. Ne jemi revolucion”, tha Berisha nga selia blu.

Sot pritet të merret vendimi për statutin dhe logon e Partisë Demokratike. Pasi seancat gjyqësore janë shtyrë disa herë, sot gjykata mund të dalë me një vendim ku do të mësohet nëse partia më e madhe opozitare do të jetë nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës./albeu.com


Shtuar 3.03.2023 14:26

Tags: