1 vit burg për të "çmendurin" që lëpiu akulloren dhe e futi sërish në frigoriferin e marketit (FOTO & VIDEO)
Trendi i çuditshëm me ‘ngacmimin’ e produkteve ushqimore në markete vazhdon ende në SHBA.

Së fundmi, një 24-vjeçar është arrestuar nga autoritetet pasi postoi në mediat sociale një video të vetes së tij duke lëpirë një akullore në market.

Incidenti ka ndodhur në Teksas ndërsa i riu shihet teksa merr kutinë e akullores nga frigoriferi, e lëpin, dhe më pas e kthen sërish në vend.

D’Adrien Anderson është vënë në pranga dhe rrezikon të kalojë 1 vit në burg si dhe të paguajë një gjobë prej 4,000 dollarësh.

Gjithsesi, autoritetet thonë se kamerat e sigurisë të vendosura në ambientet e marketit tregojnë se 24-vjeçari nuk i kishte treguar të gjitha në video.

Pasi mbaroi filmimi, ai e kishte marrë kutinë e akullore dhe e kishte blerë.


1 vit burg për të "çmendurin" që lëpiu akulloren dhe e e futi sërish në frigoriferin e marketit (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 23/08/2019, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori