1 Maji, ja kush është historiku i kësaj dite (FOTO LAJM)

Sot është 1 Maji, e cila shënon Ditën e Punëtorëve. Kjo ditë përkujtohet në forma dhe mënyra të ndryshme. Në qytete të ndryshme të botës zhvillohen protesta për t’u bërë jehonë të drejtave dhe trajtimit të punëtorëve, e ndërsa në vende të tjera, kjo ditë kalohet në formë feste.

Kjo datë është vendosur në kujtim të ngjarjeve të vitit 1886 në Amerikë. Nga shpërthimi i një bombe në sheshin Haymarket të Çikagos mbetën të vrarë drejtuesit kryesorë të lëvizjes punëtore që kishte shpërthyer në SHBA.

Ata kishin nisur protestat për të drejtat e tyre dhe punën tetë orarëshe. Tre vjet pas ngjarjes së Çikagos, Internacionalja Socialiste që u zhvillua në Paris, vendosi kremtimin e 1 Majit si dita e bashkimit, luftës dhe solidaritetit të të gjithë punëtorëve. Pas 126 vitesh, sot kjo ditë shënohet në të gjithë botën për t’u përkujtuar si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve. /albeu.com/

Shtuar më 01/05/2015, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori