Politikani shqiptar pjesë e “Pandora Papers”, SPAK në aksion për të zbuluar emrin

Edhe një politikan shqiptar është i përfshirë në skandalin “Pandora Papers” ku qindra persona në botë kanë përdorur kompani offshore për të evituar detyrimet tatimore.

Lidhur me këto dyshime të ngritura, SPAK është vënë në lëvizje për të kryer hetimet e duhura.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion duket se do të fillojë hetimet për të zbardhur emrin e politikanit shqiptar që është i përfshirë në skandalin e “Pandora Papers”.

Sipas informacioneve, po bëhen verifikime nëpër llogaritë bankare.

Ndërsa përveç politikanit shqiptar, pjesë e skandalit raportohet të kenë qenë edhe 13 kompani të tjera që operojnë aktualisht në Shqipëri.

Deri më tani është zbuluar vetëm emri i një kompanie “Al Energy Transmission”, që drejtohet nga Biznesmeni Vasil Kallupi. /albeu.com/