E rëndë në Durrës, 47 vjeçari vetëvritet me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një shtetas 47 vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët. Burimet nga policia bëjnë me dije se 47 vjeç është vetëvrarë me armë zjarri.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 17.10.2021, rreth orës 09:10, në fshatin Radë,  Manzë, është gjetur nga familjarët, dyshohet  i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. H., 47 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet për shkak të depresionit.

 


Shtuar 17.10.2021 10:25