Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një shtetas 47 vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët. Burimet nga policia bëjnë me dije se 47 vjeç është vetëvrarë me armë zjarri.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 17.10.2021, rreth orës 09:10, në fshatin Radë, Manzë, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. H., 47 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet për shkak të depresionit.