Trinjaket identike, ja çfarë shenje i kanë vënë prindërit për ti njohur (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një çift i ri ka gjetur zgjidhjen ideale për të identifikuar binjaket e tyre, të cilat nuk kanë asnjë shenjë, për të qënë më ndryshe se njëra-tjetra.

Prindërit e këtyre vogëlusheve kanë lyer me manikyr vetëm gishtat e këmbëve, duke mësuar kështu për secilën prej tyre. Bashkëshortët nga Pontypool i Uellsit, janë shprehur se e kanë të pamundur të identifikojnë tri vogëlushet, në mungesë të shenjave dalluese.

Vogëlushja Paige ka ngjyrën e purpurt, Maddison jeshilen dhe Fiona ngjyrën e kaltër. Sipas tyre, kodi i ngjyrave është shpëtimtari i vetem. “Kodi i ngjyrave na ndihmon dhe shërben të kuptojmë se çfarë kanë bërë dhe çfarë jo, secila nga vajzat", ka thënë më tej nëna e trinjakeve. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori