Shokohet aktorja në tapetin e kuq, gazetari fut kokën poshtë fustanit (FOTO-VIDEO)
Një ngjarje e cila ka për tu mbajtur mënd gjatë në kujtesën e aktorëve dhe jo vetëm, është ajo e shënuar dje në tapetin e kuq, gjatë premierës së filmit “How to Train Your Dragon 2”. Pjesë e kësaj skene aspak të hijshme është bërë një gazetar ukrainas, i cili tashmë është i njohur për batutat e tij jo të lezetshme. Në të shkuarën ka tentuar të puthë Will Smith, ose kur kapi këmbën e Bradley Cooper.

Gjatë premierës së filmit “How to Train Your Dragon 2” në pallatin e Festivalit, gazetari vrapoi drejt tapetit të kuq dhe u shtri në tokë pranë aktores America Ferrera, duke e futur kokën tek fustani i saj voluminoz.

Gjatë asaj kohe, aktorja ka qënë duke bërë foto me yje të tjerë, dhe pas këtij incidenti, ajo është larguar e shokuar, gjë që shihet mjaft qartë në fytyrën e saj.

E gjithë kjo situatë e jashtëzakondshme ka përfunduar për pak minuta, pasi kanë qënë rojet e sigurisë të cilët u hodhën menjëherë në sulm, duke larguar gazetarin e "çmëndur". /albeu.com/

Shokohet aktorja në tapetin e kuq, gazetari fut kokën poshtë fustanit (FOTO-VIDEO)

Shtuar më 17/05/2014, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori