Robin Williams u vetëvar, ndërroi jetë nga asfiksia (FOTO LAJM)

Pëlqej
Robin Williams është vetëvarur dhe ka ndërruar jetë nga asfiksia në shtëpinë e tij në Kaliforni. Ky është konkluzioni, në të cilin ka dalë policia e Kontesë Marin në Kaliforni, për aktorin e famshëm. 63-vjeçari Williams u ishte nënshtruar trajtimeve për depresionin kohëve të fundit, teksa Keith Boyd, nga policia kaliforniane, bëri të ditur se ai ishte parë i gjallë nga e shoqja mbrëmjen e së dielës, ndërkohë që është gjetur pa jetë pasditen e së hënës.


Bashkëshortja: Bota ka humbur një ndër artistët më të dashur

“Këtë mëngjes kam humbur bashkëshortin dhe mikun tim më të mirë, ndërsa bota ka humbur një ndër artistët më të dashur dhe një ndër personat më të mrekullueshëm.

E kam zemrën e copëtuar. Kërkojmë që të respektohet privatësia e familjes në këtë moment shumë të dhimbshëm. Siç dëshironte dhe Robin, ta kujtojmë për momentet e pafundme të gëzimit dhe buzëqeshjeve që i ka dhuruar miliona njerëzve në mbarë botën”.

Obama: Na ka dhuruar talentin e pafundëm, për atë që kishim nevojë

“Na ka bërë të qeshim, të qajmë, na ka dhuruar talentin e pafundëm për atë që kishim më shumë nevojë". Kështu është shprehur presidenti Barack Obama, për humbjen e aktorit Robin Williams. “Familja Obama i shpreh ngushëllimet familjes së Robin, duke kujtuar edhe numrin e pafundem të roleve si doktor, dado, pilot dhe çdo gjë tjetër”, shkruan Obama.


Close: Thesar kombëtar, Spielberg: Komik gjeni

“Ishte një thesar kombëtar dhe një njeri shumë i mirë,” ka thënë aktorja Glen Close. “Ishte një komik gjeni dhe e qeshura jonë ishte ajo që e mbante gjallë. Nuk mund ta imagjinoj që nuk është më”, thotë regjizori Steven Spielberg. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori