Rast i rrallë, këlyshët lindin me lëkurë jeshile (FOTO LAJM)

Një qen ka lindur dy këlyshë me ngjyrë jeshile, duke shtangur të gjithë njerëzit. Tashmë duket se kjo histori nuk do të përbëjë më çudi, pasi ka ndodhur edhe dy vite më parë.

Bëhet fjalë për një qen spanjoll, i cili ka mahnitur të zotët kur ka lindur dy qenushë ngjyrë jeshile. Aido Vallelado është shprehur se ka qënë e shokuar kur ka parë për herë të parë ngjyrën e qenushëve. Kur i ka larë me kujdes, ka vënë re se kjo ngjyrë ka qënë që nga lindja.

Ndryshe nga tre qenushët e tjerë, këta dy qenushë kanë lindur me një diferencë në peshë, ndërsa ishin më të vegjël. Duket se njëri nuk ishte me fat pasi ka ngordhur, duke lënë vetëm njërin qen, “Hulk”. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2014, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori