Pitt do ndahet nga Jolie? (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një deklaratë shokuese ka ardhur nga psikologu i Brad Pitt, pasi mendon se e ka parashikuar marrëdhënien e çiftit të famshëm të Hollywoodit, Pitt dhe Jolie. Sipas tij, Brad Pitt nuk e dashuron më Angelina Jolie dhe se marrëdhënia e tyre vijon të mbahet gjallë falë fëmijëve.

Ron Bard këmbëngul se aktori ndihet shumë i kufizuar në marrëdhënien e tij, por nuk mund ta lërë Jolie për hir të gjashtë fëmijëve dhe se ky veprim, mund t’i dëmtonte imazhin.

Jo vetëm kaq, por më shokuese ka qënë deklarata se sipas psikologut, aktori 50-vjeçar është ende i dashuruar me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Aniston.

Pitt u njoh me psikologun në vitin 2004, nëpërmjet Aniston. Ron Bard gjithashtu pranon t’i ketë thënë aktorit në vitin 2005, që ai do të takonte dikë që do t’i ndryshonte jetën dhe në filmin Mr&Mrs Smith, ai u takua me Angelina Jolie, duke marrë vendimin që të braktiste Aniston.

“Në fund të ditës, pyetja nuk është nëse e dashuron apo jo bashkëshorten e tij, por pyetja është nëse ai po vazhdon marrëdhënien për hir të 6 fëmijëve. Por, një gjë është e sigurte, që Pitt i interesojnë më shumë fëmijët se sa marrëdhënia në çift”, ka thënë psikologu. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori