Pink, a është sërish shtatzënë? (FOTO LAJM)

Pink mbetet një ndër këngëtaret më të angazhuara dhe më të njohura sidomos vitet e fundit, e në të njëjtën kohë ajo i dedikohet shumë famijes së saj. Dëshirën për të zgjeruar familjen ajo e ka shprehur dhe më parë dhe kjo ndoshta mund të bëhet realitet.

Një burim pranë këngëtares është shprehur se bashkëshorti i saj, vazhdimisht i prekte barkun. “Ata kanë qenë duke u përqafur dhe ai vazhdimisht fërkonte barkun e saj. Ajo shpejt lëvizi dorën e tij dhe e largoi për të shmangur spekulimet, por ajo ishte evidente”, ka thënë një burim. Ajo është parë së bashku me bashkëshortin 38 vjeçar Carey Hart dhe vajzën e tyre të vogël, 3 vjeçaren Willow. /albeu.com/



Shtuar më 08/05/2014, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori