Pas tre martesave të dështuara, ja kush është dëshira e J.Lo (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pas lidhjes më të fundit me një balerin, këngëtarja Jennifer Lopez ka shprehur dëshirën e saj për një martesë. Ndonëse ka lënë tre martesa të dështuara, këngëtarja nuk e ka frikë aspak këtë çështje, madje është më e lumtur nëqoftëse do të kishte një partner në krah.

Gjatë episodit të fundit të “Chelsea Lately”, Lopez ka thënë se do të martohet sërish, pasi i pëlqen të jetojë si e martuar. Ndërsa ende mbetet enigmë se kush do të jetë bashkëshorti i saj, për momentin ajo vetëm ka shprehur dëshirën e saj.

Jennifer Lopez është martuar për herë të parë në vitin 1997 me kubanezin Ojani Noa dhe u divorcua vetëm pas një viti. Këngëtarja u martua për herë të dytë me balerinin Cris Judd në vitin 2001 dhe u ndanë në vitin 2003. Për herë të tretë u martua në vitin 2004 me këngëtarin Marc Anthony dhe u bënë prindër të dy binjakëve, por që u divorcuan në vitin 2011. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori