Numrit të "viktimave" të shkaktuara i ftohti i acartë në Evropë i shtohet dhe një dhelpër e ngrirë (FOTO LAJM)
Një fotografi e kapur së fundmi tregon se si një
dhelpër pa fat që ishte rrëzuar në një lumë gjatë temperaturave të acarta që kanë
pushtuar Evropën, ka përfunduar e mbërthyer në një “kuti”
akulli.
Thuhet se kafsha është fundosur në një shtresë të hollë
akulli në lumin e Danupit në Baden-Württemberg, Gjermani katër ditë më parë dhe u zbulua e kthyer në një statujë
akulli nga një rezident i zonës, Johannes Stehle.
Ndërkohë, këtë javë kanë ndërruar jetën rreth 60 persona si pasojë e temperaturave ekstreme që kanë
pushtuar kontinentin duke vënë çdo ditë në rrezik të pastrehët, të moshuarit si dhe refugjatët nëpër kampe. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2017,
ora 18:11