Numrit të "viktimave" të shkaktuara i ftohti i acartë në Evropë i shtohet dhe një dhelpër e ngrirë (FOTO LAJM)

Një fotografi e kapur së fundmi tregon se si një dhelpër pa fat që ishte rrëzuar në një lumë gjatë temperaturave të acarta që kanë pushtuar Evropën, ka përfunduar e mbërthyer në një “kuti” akulli.

Thuhet se kafsha është fundosur në një shtresë të hollë akulli në lumin e Danupit në Baden-Württemberg, Gjermani katër ditë më parë dhe u zbulua e kthyer në një statujë akulli nga një rezident i zonës, Johannes Stehle.

Ndërkohë, këtë javë kanë ndërruar jetën rreth 60 persona si pasojë e temperaturave ekstreme që kanë pushtuar kontinentin duke vënë çdo ditë në rrezik të pastrehët, të moshuarit si dhe refugjatët nëpër kampe. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2017, ora 18:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori