Gara për Topin e Artë (FOTO LAJM)

‘France Football’ para dy ditësh publikoi listën e ngushtë të 30 lojtarëve të nominuar për Topin e Artë.

Pas publikimit të kësaj liste, kanë filluar zërat se cili prej kandidatëve duhet të fitojë Topin e Artë për vitin 2021.

Sipas statistikave përgjatë këtij viti, Lewandowski ka pjesëmarrjen më të lartë të golave, i ndjekur nga Messi dhe Haaland.

Sulmuesi polak ka të kombinuar 58 gola + asisitime përgjatë këtij viti, gjersa Messi ka 52, kurse Haaland 51.

Lewandowski, Messi dhe Jorginho raportohet se janë tre lojtarët që mund të mbyllin Top 3-shen për Topin e Artë këtë vit, gjersa ka ende dilema se kush do të fitoj këtë çmim.


Shtuar 12.10.2021 16:46