Ndonëse ka pak kohë që është ndarë nga Casper Smart, në asnjë moment këngëtarja me famë botërore
Jennifer Lopez nuk e përmend emrin e tij. Pavaresisht se mediat rozë janë të interesuar të dinë për jetën e saj personale, me një buzëqeshje
Lopez ka dalë nga situata.
Pak ditë më parë, ajo ka pushuar në plazh me nënën e saj dhe miqtë, e ndërsa emri i ish të dashurit është një
kapitull i
mbyllur. E ftuar në "The Tonight
Show",
Jennifer Lopez e ka menaxhuar shumë mirë bisedën me Jimmy Fallon.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ndërsa ajo është fokusuar
tek kërcimi i saj në këtë
show, për albumin më të ri AKA, dhe për keqkuptimin qesharak me
Jennifer Lawrence në Met Gala./albeu.com/
Shtuar më 17/06/2014,
ora 14:43