DERBI/ Roma është e “kaltër”, Sarri mposht Mourinhon (VIDEO)

Derbi i kryeqytetit të Romës gjithmon ofron spektakël dhe gola, e nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë herë.

Lazio e Sarrit ia doli siguronte 3 pikë përballë Romës së Mourinhos në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A.

Vendasit e nisën më mirë takimin ku arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 11 me Milinkovic-Savic. Vetëm 9 minuta më vonë, Pedro do të shënonte edhe golin e dytë duke i dhënë një farë sigurie të tijve.

Roma nuk kishte ndërmend të dorëzohej dhe ia del të ngushtojë rezultatin në minutën e 41 me mbrojtësin Ibanez.  Me rezultatin e ngushtë 2-1 do të mbylleshin 45 minutat  e para.

Në pjesën e dytë, Lazio do të arrinte sërisht të kalonte në avantazh të dyfishtë pasi Anderson do të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 63, por Roma do të rikthehej shpejt në lojë pasi do të ngushtonte në minutën e 69.

Edhe pse miqtë do ta kërkonte më shumë golin në minutat e mbetura për të barazuar rezultatin, Lazio ia doli ta mbante avantazhin dhe të merrte një fitore shumë të rëndësishme.

Skuadrat tani kanë vetëm një pikë diferencë me Romën që pozicionohet në vendin e 4 me 12 pikë, ndërsa Lazio në vendin e 6 me 11 pikë./albeu.com


Shtuar 26.09.2021 20:06