Rita Ora e kaloi me shumë sportivitet ndarjen me
Calvin Harris, ndërsa tashmë ka bërë publike edhe një
foto ku duket nën shoqërinë e një mashkulli.
Këngëtarja ka qënë nën shoqërinë e Khalil Amir Sharieff, i cili është shoku i Justin Bieber.
Ajo ka postuar një
foto me të në Instagram, nga ku shkruan: “Unë dhe kjo zemra e vogël”.
Një burim pranë këngëtares për
shtypin anglez ka deklaruar: "
Rita ka qenë pak e shqetësuar që
Calvin postoi lajmin rreth ndarjes, por ajo është duke e marrë veten. Ajo ka qenë me Khalil-in, por kush e di se sa kohë do të zgjasë mes tyre". /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2014,
ora 09:42