Mbani shënime! Shkencëtarja shqiptare zbulon 14 pikat që do t’a mbajnë larg COVID-19 nga familja juaj

Koronavirusi i ri, COVID-19, ka shkaktuar 809,260 të prekur në të gjithë botën dhe 39,563 viktima.

Shkencëtarja shqiptare Detina Zalli ka rënditur në Facebook 14 pikat e higjenës personale që mbajnë larg koronavirusin nga familjet tona.

Ja Si Mund Te Mbrohemi Nga Virus – 14 Pika – Nga DZ

1. Konsideroni hyrjen e shtëpisë tuaj si “zona e ndotur”.

2. Gjithmonë hiqni këpucët dhe palltot përpara se të hyni në shtëpi.

3. Lani duart mire me sapun për të paktën 20 sekonda.

4. Pastroni telefonin tuaj, çelësat dhe kartelën e portofolit / kreditit duke përdorur sapun, ose 70% alkool.

5. Dezinfektoni dorezën e derës dhe çelësin e dritës dhe çdo gjë që prekni para se të lani duart.

6. Hiqni sendet ushqimore nga çantat në hyrje te deres.

7. Ruani qeset në “zonën e ndotur”.

8. Lani frutat dhe perimet me ujë të mjaftueshëm dhe pak sapun nëse është e mundur.

9. Hiqni rrobat dhe vendosni në lavanderi.

10. Bëni dush dhe lani fytyrën me sapun.

11. Vishni rrobat e pastra “të brendshme”.

12 Mbajini duart larg syve, gojës, hundes.

13. Shmangni shkëmbimin e lëngjeve trupore të çfarëdo lloji me ndonjë individ që kollitet dhe ose qe shfaq simptoma te kovid-19.

14. Dezinfektoni pajisjet e zakonshme shtëpiake dhe sipërfaqet në mënyrë periodike, duke përfshirë telefonat, kompjuterët, telekomandat, çelsat e dritës, karremin e shtëpive, rubinetat, dhe tualetet. /albeu.com/


Shtuar 31.03.2020 15:18