Braçe nuk i ndahet qeverisë për çmimet, vë alarmin: Do rritet edhe uji i ambalazhuar, do ta shihni!

Rritja e cmimeve në Shqipëri ka shqetësuar shumë qytetarët të cilët e shohin të papërballueshme përballë rrogave të ulta dhe standartit të lartë.

Për këtë rritje ka reaguar edhe ish-zv kryeministri Erion Brace i cili prej ditësh bën thirrje për ndalimin e këtij fenomeni i cili po dëmton qytetarin.

Kjo frymë e Braçes është kundër qeverisë së tij, duke u kthyer në zërin kritik dhe

kundër arsyetimeve të qeverisë rreth pagave të ulta dhe rritjes së çmimeve.

Postimi i Erion Braçes:

DO RRITET DHE CMIMI I UJIT TE AMBALAZHUAR, DO TA SHIHNI!

Kete #NJOFTIM ja degjova prej TV-se, nje sekretari shoqate;

CMIMET PO RRITEN KESHTU:

Del kryetari apo sekretari i shoqates prodhuese e tregetuese dhe njofton vendimin e tyre per te rritur cmimin e produktit.

SHOQATAT PO SILLEN SI KARTEL;

Anetaret e tyre-operatore ekonomike, bashkerendojne sjelljen, caktojne cmimet ne rritje, secili e njeh vetes e te tjereve pjeset e tregut, i ruajne ato dhe me cmimet e caktuara ne rritje, ruajne gjithashtu dhe pjesen e paprekur te fitimeve.

Ne fillim, ne mars ishte karteli i PLEHRAVE KIMIKE qe njoftoi rritjen e cmimeve-tani i ka dyfishuar, pastaj ai i hidrokarbureve, pastaj akoma ai i importit, prodhimit te miellit e tregetimit te tij, e ndoqi shoqata e prodhuesve te bukes, fill pas tyre beri njoftimin e saj shoqata e bareve e restoranteve qe do rriste cmimin e kafese ne filxhan, ne rradhe eshte shoqata e prodhuesve qe ka produkt edhe ujin e ambalazhuar!

TREGJET PO DEFORMOHEN KESHTU;

NUK KA KONKURRENCE, THJESHTE I PRANOJNE PJESEN DHE FITIMET NJERI TJETRIT DHE CAKTOJNE E NJOFTOJNE CMIMET!

Praktikisht ne kemi EKONOMI TREGU, por cmimet ne te i caktojne dy, tre, kater, pese kompani, me keq nje shoqate per treg, te gjitha per ekonomine.

Dem me te madh nuk ka!

MBI QYTETARET NATYRISHT! /albeu.com/