Mbesa e Berishës bën "analizën" e Gjermani-SHBA (FOTO LAJM)

Mbesa e ish kryeministrit Sali Berisha, Dasara Malltezi, vijon ti gëzohet sukseseve të Gjermanisë, në Kupën e Botës. "Pancerat" e mbyllën fazën e grupeve me një fitore minimale ndaj SHBA-ve 1-0 dhe Dasara, nuk ngurron që në profilin e saj në Facebook, të bëjë edhe "analizën" e ndeshjes.

"Pak si me vonesë, po ç'ti bësh kështu është kur ke sezon. Një ndeshje si kurrë më parë. Amerika nuk ka ekip për futboll, Ok janë super në shumë disiplina të tjera, por jo në futboll.

Sikleti i kësaj ndeshje ishte te trajneri i Amerikës, që 'rriti' shumicën e lojtarëve aktual të Gjermanisë.

Megjithatë Low bëri një lojë shumë të bukur, dhe deri diku pasimet e gjermanëve ngjanin si pasimet në American football, që ngatërrojnë kundërshtarin se kujt do i pasohet topi. Thjesht SUPER!", shkruan ajo. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2014, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori