Martohet Nora Istrefi, ja fotot nga dasma (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mbrëmjen e djeshme, Nora Istrefi është bërë nuse. Kjo ka qënë një ditë e veçantë për të, ndërsa ka lidhur kurorë me Robertin. Dasma ka mbledhur rreth saj shumë njerëz të ftuar, mes tyre edhe personazhe VIP të jetës artistike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Mes të ftuarve kanë qënë edhe Ledri Vula, Capital T, Gili, Shyhrete Behluli, Ermal Fejzullahu, Grupi TDS, Capital T, Teuta Selimi e shumë artiste të tjerë.

Adrian Gaxha ka sjelle një band muzikal nga Maqedonia si dhuratë për çiftin Nora Istrefi dhe muzikantin Robert Berisha.

Në dasmën e Norës dhe Robertit, mes të ftuarve kanë qënë edhe politikanë. Të pranishëm kanë qënë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në detyrë Memli Krasniqi dhe kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2014, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori