Kreu i PD-së Lulzim Basha në një komunikim për media ka komentuar shakrimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë.
Basha tha se nuk e përjashtuar Nokën nga grupi i PD-së, por e ka paralajmëruar. Më tej ai u shpreh se, nuk mund të mbetemi peng i interesave personale që kërkojnë ta kthejnë PD-në në bunker.
“Nokës i kam komunikuar shkarkimin, nuk e kam përjashtuar, por e kam paralajmëruar. Nuk mudnet që PD, që ka armikun e shqiptarëve Ramën, të mbahet peng me sajesa, shpifje dhe keqinformime që na mbajnë larg nga lufta ndaj këtij regjimi. Ne kemi lancuar aksione të shumta për të zhbërë regjimin Rama-Doshi dhe s’mund të mbetemi peng i interesave personale që kërkojnë ta kthejnë PD-në në bunker”, tha Basha./albeu.com