LIVE/ Berisha nis zyrtarisht protestën kundër Vuçiç, pjesë edhe ish-ministri i Ramës

Ditën e sotme në orën 16:00 në Tiranë do të mbahet një protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër ardhjes së Vuçiç, I cili mbërrin në Shqipëri në të njëjtën orë.

Në këtë moment ish-kryeminstri Berisha i është bashkuar turmës dhe është nisur drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë që tashmë protesta është në minutat e saj të parë është publikuar edhe lista e folësve ku surprizë është emri I ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Rikujtojmë se Ylli Manjani e ka mbajtur këtë post gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama-Meta. Ndërsa siç mund ta shihni edhe nga lista, Berisha do të mbaje fjalimin e tij në fund.

LISTA:

Aldo Bumci
Melihate Termkolli
Bujar Nishani
Albana Vokshi
Belind Kellici
Edit Harxhi
Megi Balliu
Ylli Manjani
Sali Berisha /albeu.com/