Kinë, zbulohet veza parahistorike Pterosaur (FOTO LAJM)

Ndonëse vendi është zbuluar që në vitin 2005, kërkimet e shumta kanë bërë që të hidhet dritë mbi zbulimin e vezëve parahistorike. Kanë qënë studiuesit ata që kanë zbuluar një vezë parahistorike Pterosaur, rreth 120 milionë vjet më parë në Kinë.

Ata dyshonin se vezët e pterosaurëve ishin zhdukur gjatë procesit të fosilizimit, por ja që nuk ka ndodhur kështu. Pterosaurët ishin kurrizorët fluturues të parë që kanë banuar në tokë. Vendi ku ata gjetën vezën, gjithashtu ka edhe fosile me më shumë se 40 specie të ndryshme deri më tani të panjohura. Studiuesit bëjnë me dije se kanë gjetur pranë një liqeni të madh te gjitha vezët.

Lidhur me këtë çështje, paleontologu Zhonghe Zhou, ka deklaruar se ky është vendi më i madh i mbetjeve të pterosaurëve në historinë e arkeologjisë. Vezët janë gjetur pranë eshtrave të kafshëve të zbuluar rishtazi me emrin Hamipterus Tianshanensis, e cila kishte dhëmbë të mprehtë për gjuajtjen e peshkut, kafkë të zgjatur dhe krahët e hapura me gjatësi më shumë se 3.5 metra.

Nga këto kërkime është arritur në përfundimin se në këtë vend, pterosaurët kanë jetuar në koloni të mëdha dhe ata kanë ndërtuar foletë e mëdha në rërë pranë liqenit. Ashtu siç e përmëndëm edhe më herët, vendi është zbuluar në vitin 2005, në provincën kineze të Xinjiangut. Zhonghe Zhou është shprehur më tej se eshtrat ndoshta datojnë nga periudha e Kretakut, ku këto krijesa kanë ngordhur për shkak të një stuhie të madhe. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2014, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori