J.Lo rilidhet me ish të dashurin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Për shkak të fëmijëve të cilët ndjejnë mungesën e balerinit, Jennifer Lopez ka vendosur që ti japë edhe një shanc të fundit atij, ndonëse miqtë e afërt të këngëtares janë kundër.

Lopez dhe Casper Smart u ndanë në muajin qershor, pas dy vjet e gjysmë lidhje, për shkak të tradhëtisë së balerinit.

Një burim i afërt me këngëtaren ka thënë për revistën “Closer” se Lopez kohët e fundit ndihet e vetmuar, madje edhe fëmijët e ndjejnë mungesën e Casper.

Ky i fundit vijon ende të vizitojë Jenniferin dhe fëmijët e saj, prandaj këngëtarja ka vendosur t’i japë edhe një shans. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori