JLo lidhet me një tjetër balerin? (FOTO LAJM)

Jennifer Lopez gjithmonë shihet nën shoqërinë e balerinëve dhe këtë herë, ajo është kapur nga paparacët teksa ishte së bashku me Maxim Chmerkovskiy.

Ndonëse ajo kohët e fundit mohoi në mënyrë kategorike faktin se kishte nisur një romancë të re, fotografitë të cilat bëjnë xhiron e botës, tregojnë krejt të kundërtën.

Në pamjet e shpërndara nga TMZ, Jennifer Lopez dhe balerini Maxim Chmerkovskiy duken më shumë se miq. Ata janë fotografuar në një lokal nate në Konektikat në Shtetet e Bashkuara, pas një koncerti të 44-vjeçares. /albeu.com/

Shtuar më 24/06/2014, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori