I kishte bërë vërejtje vajzës, 35 vjeçarja nga Ferizaj “bën për spital” mësuesen

Një 35 vjeçare në Ferizaj të Kosovës ka dhunuar ashpër mësuesen e vajzës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën Naim Frashëri në fshatin Zaskok.

Shkak i konfliktit mes tyre është bërë një vërejtje që mësuesja 58 vjeçare i ka bërë vajzës së saj, gjë që e ka bërë 35 vjeçaren të revoltohet dhe të “bëjë për spital” mësuesen.
“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare, mësimdhënëse në këtë shkollë , duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak, se vajza e të dyshuarës, nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje”. E dyshuara, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar “Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi””, thuhet në njoftim./albeu.com